Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 341 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Konkretisht janë regjistruar 8 raste në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetar në Fushë-Arrëz, Durrës, Pogradec, Cërrik. Në total janë 165 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov-2, një qytetare 62 vjeçe nga Kruja. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,087 që nga fillimi i epidemisë. atsh