Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 110 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas MSHMS-së, rastet pozitive u konstatuan 5 në Tiranë , 4 në Vau Dejës, 2 në Himarë, 1 në Vlorë. Janë 175 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,303 që nga fillimi i epidemisë.