Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: Një i infektuar dhe një humbje jete nga COVID-19

MSHMS: Një i infektuar dhe një humbje jete nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 81 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me COVID-19, në bashkinë Berat. Sipas MSHMS në të gjithë vendin janë 130 qytetarë aktivë me COVID-19. “Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2, një qytetare 79 vjeç, nga Tirana”, bëri të ditur Ministria. Ministria informoi se, janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329 672 që nga fillimi i epidemisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments