Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: Asnjë humbje jete, vetëm 5 të infektuar

MSHMS: Asnjë humbje jete, vetëm 5 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë përditësoi sot të dhënat, lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Sipas njoftimit të MSHMS, vetëm 5 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Mësohet se janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,267 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. “Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 92 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në këto Bashki: 3 në Tiranë, 2 në Mallakastër. Janë 173 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,267 që nga fillimi i epidemisë.”- thuhet në njoftim.https://lajme.rtsh.al/artikull/covid-19-mshms-asnje-humbje-jete-vetem-5-te-infektuar-gjate-24-oreve-te-fundit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments