Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: 446 të infektuar në 24 orët e fundit

MSHMS: 446 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 1532 testime, 446 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe janë 549 të shëruar. Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se rastet e reja rezultuan në këto bashki: 151 në Tiranë, 22 në Lushnjë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Fier, 16 në Shkodër, 15 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Kamzë, Sarandë, 10 në Pogradec, nga 9 qytetarë në Krujë, Korçë, Devoll, nga 8 qytetarë në Kurbin, Skrapar, Elbasan, 7 në Tepelenë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Kolonjë, Belsh, 4 në Kuçovë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Dibër, Himarë, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 2 qytetarë në Vaun e Dejës, Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Peqin, Gramsh, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë-Arrëz, Has, Shijak, Mat, Roskovec, Patos, Selenicë. Janë 3,119 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,170 që nga fillimi i epidemisë. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.https://ata.gov.al/2022/08/30/covid-19-mshms-446-te-infektuar-ne-24-oret-e-fundit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments