Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 201 testime, nga të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19, 4 qytetarë. Sipas MSHMS, rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 2 në Tiranë, nga 1 qytetar në Lezhë, Sarandë. “Janë 123 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, thuhet në njoftim. “Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,504 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria. ATSH