Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 645 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 32 qytetarë. Sipas MSHMS-së, rastet pozitive janë shfaqur në këto bashki: 8 qytetarë në Tiranë, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lushnjë, Gjirokastër, Memaliaj, nga 1 qytetar në Tropojë, Shijak, Krujë, Fier, Roskovec, Patos, Vlorë, Himarë, Sarandë, Tepelenë, Kuçovë. Ministria informon se, “janë 167 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”. “Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,078 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim. ATA