Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 385 testime, nga të cilët 28 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas MSHMS-së, rastet pozitive janë konstatuar 22 në Tiranë, 2 në Pukë, nga 1 qytetarë në Durrës, Devoll, Belsh, Fushë Arrëz. Janë 188 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,135 që nga fillimi i epidemisë. atsh