Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 575 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 25 qytetarë. Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Fier, Vlorë, nga 1 qytetar në Tropojë, Dibër, Roskovec, Lushnjë, Mallakastër, Selenicë, Himarë. Janë 175 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,940 që nga fillimi i epidemisë. ATA