Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEMSHMS: 233 të infektuar me COVID-19 dhe 2 humbje jete

MSHMS: 233 të infektuar me COVID-19 dhe 2 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 606 testime për COVID-19, 233 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ka pasur dy humbje jete dhe 1044 qytetarë të shëruar. MSHMS në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, bën të ditur se, janë kryer 606 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 233 qytetarë, në këto bashki: 78 në Tiranë, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnjë, 12 në Berat, 11 në Durrës, 10 në Kavajë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Sarandë, 7 në Gramsh, 6 në Devoll, 5 në Shkodër, 4 në Lezhë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë-Arrëz, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Mirditë, Kolonjë, Përrenjas. “Janë 8997 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Tirana 66 vjeç, një qytetar nga Durrësi 81 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. “Janë shëruar 1044 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.https://ata.gov.al/2022/07/25/mshms-233-te-infektuar-me-covid-19-dhe-2-humbje-jete/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments