Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit nga 502 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 22 qytetarë. Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 6 qytetarë në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Kurbin, Durrës, Krujë, Kamzë, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Sarandë, Këlcyrë. “Janë 221 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. “Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,931 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.https://ata.gov.al/2022/10/28/mshms-22-te-infektuar-me-covid-19-3/