Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit nga 501 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 22 qytetarë. Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 11 qytetarë në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Poliçan, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lushnjë, Selenicë. “Janë 233 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria. “Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,897 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e MSHMS.https://ata.gov.al/2022/10/27/mshms-22-te-infektuar-me-covid-19-2/