Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: 21 të infektuar me COVID

MSHMS: 21 të infektuar me COVID

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 582 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe 41 të shëruar. Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se janë kryer 582 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 21 qytetarë, në këto bashki: 12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Krujë, Mallakastër, Gjirokastër, Kuçovë, 1 në Himarë. “Janë 293 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria. “Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,525 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.https://ata.gov.al/2022/10/12/mshms-21-te-infektuar-me-covid-19/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments