Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: 17 të infektuar me COVID

MSHMS: 17 të infektuar me COVID

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 17 qytetarë, teksa nuk ka pasur asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, njoftoi se janë kryer 302 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 17 qytetarë, në këto bashki: 12 qytetarë në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 1 në Lushnjë. “Janë 244 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria. “Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,963 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.http://ata.gov.al/2022/10/30/mshms-17-te-infektuar-me-covid-19/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments