Wednesday, April 16, 2025
HomeSOCIALEMSHMS: 1666 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 3 humbje jete

MSHMS: 1666 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 3 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 3474 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1666 qytetarë. MSHMS në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, bën të ditur se rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 634 në Tiranë, 112 në Durrës, nga 60 qytetarë në Fier, Lushnjë, 55 në Elbasan, 53 në Shkodër, nga 47 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Kuçovë, 44 në Berat, 43 në Kamëz, 34 në Korçë, 29 në Gjirokastër, nga 27 qytetarë në Divjakë, Dimal, 25 në Himarë, 24 në Tepelenë, 23 në Krujë, 22 në Vorë, 21 në Kavajë, 20 në Lezhë, 16 në Kurbin, nga 14 qytetarë në Shijak, Maliq, 13 në Mallakastër, 12 në Patos, nga 10 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Dibër, nga 9 qytetarë në Bulqizë, Delvinë, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Roskovec, nga 7 qytetarë në Fushë-Arrëz, Selenicë, Pogradec, nga 6 qytetarë në Mirditë, Poliçan, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kukës, Has, Librazhd, nga 3 qytetarë në Pukë, Rrogozhinë, Mat, Përmet, nga 2 qytetarë në Devoll, Skrapar, Peqin, nga 1 qytetar në Klos, Finiq, Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Kolonjë, Cërrik. “Janë 9,269 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov-2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-71 vjeç, një qytetar nga Shkodra 72 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Sipas MSHMS, janë shëruar 1391 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 293,988 që nga fillimi i epidemisë. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-Covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.https://ata.gov.al/2022/07/26/mshms-1666-qytetare-te-infektuar-me-covid-19-dhe-3-humbje-jete/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ