Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se 24 orët e fundit janë kryer 290 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë. Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki:7 në Tiranë, 4 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Himarë. Janë 206 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,753 që nga fillimi i epidemisë.https://ata.gov.al/2022/12/18/covid-19-mshms-15-qytetare-te-infektuar/