Friday, October 18, 2024
HomeAKTUALITETMSHMS: 147 raste të reja me COVID-19 dhe dy humbje jete

MSHMS: 147 raste të reja me COVID-19 dhe dy humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në 24 orët e fundit janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 147 qytetarë. Sipas MSHMS-së, rezultuan pozitiv me COVID-19: 61 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnjë, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal. “Janë 3,640 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Vlora 59 vjeç, një qytetar nga Tirana 93 vjeç”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë. “Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur MSHMS. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Statistika (4 korrik 2022) Raste të reja ditore 147 Të shëruar në 24 orë 441 Të shtruar në spitale 23 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 442 Testime totale 1,854,603 Raste pozitive 282,837 Raste të shëruara 275,693 Raste aktive 3,640 Humbje jete 3,504 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2,399 Fier 323 Durrës 192 Vlorë 178 Shkodër 107 Lezhë 101 Berat 92 Gjirokastër 91 Elbasan 83 Korçë 42 Dibër 24 Kukës 8

https://ata.gov.al/2022/07/04/mshms-147-raste-te-reja-me-covid-19-dhe-dy-humbje-jete/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments