Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 371 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 9 në Tiranë, 1 në Durrës. Janë 116 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,541 që nga fillimi i epidemisë. ATSH