Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale informoi se, në 24 orët e fundit janë kryer 310 testime, nga të cilët 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton se, janë 12 raste në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Roskovec, Vlorë, Korçë. “Janë 156 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka humbje jete me Sars-Cov-2, një qytetar nga Tirana, 80 vjeç. Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarave në 329,852 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim. atsh