Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSH:11 qytetarë të infektuar me COVID

MSH:11 qytetarë të infektuar me COVID

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale bëri të ditur se, në 24 orët e fundit janë kryer 363 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas MSHMS-së, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 3 qytetarë në Tiranë, Vlorë, Fier, dhe nga 1 qytetarë në Durrës, Himarë dhe janë 187 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Ministria thotë se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. MSHMS i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments