Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAMSH planifikon 41 milionë € investime

MSH planifikon 41 milionë € investime

Me qëllim të ngritjes së cilësisë në shëndetësi, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se planifikon 41 milionë e 67 mijë euro për ngritjen e shërbimeve shëndetësore brenda këtij viti. Për Radio Kosovën, njohësit shëndetësorë thonë se duhet të ishte një definim më i qartë rreth planifikimit të këtyre investimeve. Ndërsa, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës thotë se në bashkëpunim me Ministrinë do të vendosin se ku do t’i investojnë këto mjete. Në kuadër të Planit Strategjik “Ngritja e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor” ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se gjatë këtij viti do të investojnë në shëndetësi me qëllim që të ngritët niveli i shërbimeve shëndetësore për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve. “Ministri i Shëndetësisë, në kuadër të Planit Strategjik brenda këtij viti parasheh rreth 41 milionë e 67 mijë euro investime për avancimin e infrastrukturës në shërbimet spitalore dhe klinike shëndetësore si një prej prioriteteve kryesore, por natyrisht do të reflektojë edhe në mjekësinë primare neper komunat tona”, deklaroi ministri Vitia. Profesori universitar, Ilir Tolaj, në një prononcim për Radio Kosovën shprehet skeptik se këto investime do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë të shërbimeve në sektorin e shëndetësisë. “Së pari do të duhej të identifikohen fushat në të cilat kjo ministri është interesuar t’i përmirësojë ato shërbime që të identifikohen një ose dy se a do të jetë neurokirurgji apo do të jetë kardiokirurgji apo diagnostikë apo diçka e tille e pastaj rrjedhimisht të identifikohen nevojat e në bazë të nevojave të përcaktohen shpenzimet që do të investohen brenda këtij viti. Por duke e njohur gjendjen në të cilën është, nuk pres që këto investime do të kenë impaktin e duhur”deklaroi Tolaj. Radio Kosova ka pyetur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës se ku janë nevojat me të mëdha qe të investohen këto mjete. SHSKUK nuk ka specifikuar fushat e investimeve, por ka thënë se në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, do të vendoset lidhur me investimet. rtk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments