Natyra na ka pajisur me disa mrekulli natyrore vërtetë madhështore. Spektakolare në bukurinë dhe madhështinë e tyre, këto atraksione janë gjithashtu ndër më të çuditshmet në planet.
Caño Cristales, Kolumbi – I quajtur zakonisht “Lumi i pesë ngjyrave” ngjyrat e mahnitshme të verdhë, jeshile, blu, të zezë dhe të kuqe të Caño Cristales shkaktohen nga bimët në shtratin e lumit. Vendasve u pëlqen të mendojnë se lumi rrjedh nga “Kopshti i Edenit” dhe në të vërtetë, shumë kanë thënë se është një nga lumenjtë më të bukur në Tokë.
Ijen, Indonezi – I ngjan një diamant të stërmadh, liqeni i kraterit me ngjyrë turkuaz i Ijen qendron në malet e vendosura në të gjithë pjesen Lindore.
Danakil, Etiopi – Vendi më i nxehtë në Tokë, ka një temperaturë mesatare gjatë gjithë vitit prej 34,4°C.
Mali Zaō, Japoni – Një nga malet më të famshme në Japoni, mali Zaō është i njohur për “përbindëshat e borës”, të cilat janë forma të çuditshme që shfaqen në mes të dimrit që marrin formë pasi akullnajat fillojnë të mblidhen në pemë të cilat më pas mbulohen me borë.
Gropa e Madhe Blu, Belize – Gropa e Madhe Blu gjendet në brigjet e Belizes. Gropa është pjesë e sistemit më të madh të rezervave të shkëmbinjve në Belize dhe është një destinacion popullor me zhytës rekreativë.
Liqeni Hillier, Australi – Një tipar dallues gjeografik i Middle Island, i cili gjendet në brigjet jugore të Australisë Perëndimore, Liqeni Hillier njihet gjithashtu si Liqeni Rozë për ngjyrën e tij. Ngjyra e pazakontë shkaktohet nga algat, halobakteret dhe mikrobet e tjera.