Për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos udhëtojnë nëpër Serbi. “Ju lutemi, ndiqni me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe mos udhëtoni përmes Serbisë. Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje njoftohen të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Siç njofton MPJD thuhet se: Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim. Policia e Kosovës ka deklaruar se të mërkurën ka ndodhur një rrwmbim klasik nga forcat serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës. Për rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë reagoi edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas tij, kjo është hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit Millun Millenkoviq-Lune. Po ashtu, në reagimin e tij, Kurti theksoi se Policia e Kosovës është treguar e vetëpërmbajtur javët e fundit. atsh
MPJD fton qytetarët të mos udhëtojnë nëpër Serbi
RELATED ARTICLES