Ministria e Punëve të Brendshme, sonte ka informuar se po vijon hapja e kanaleve për rrjedhje të ujit në zonat e Mitrovicës së Jugut dhe në komunat veriore, ku ka përmbytje. Për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve spitalore, njësitë e zjarrfikësve, siç ka bërë të ditur MPB, kanë dërguar një autocisternë në Spitalin e Mitrovicës. “Në shtëpitë e vërshuara nga uji në zona të ndryshme të Komunës së Zveçanit planifikohet të fillojë nxjerrja e ujit me pompa ndërsa në zona të Komunës së Leposaviçit, ky proces veçse ka filluar nëpër shtëpi të vërshuara nga uji.”, është bërë e ditur në komunikatë. Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara pasditen e sotme kryesisht në komunat veriore janë sanuar nga Njësitë e Zjarrfikësve dhe kompani të ndryshme, ndërsa në zona të tjera po shfrytëzohen rrugët alternative. MPB ka apeluar te qytetarët për bashkëpunim me institucione, duke kontaktuar pa pagesë në numrat: 112 – Numri unik emergjent 192 – Policia e Kosovës 193 – Zjarrfikësit dhe 194 – Ndihma e shpejtë. ATSH
MPB: Vijon hapja e kanaleve në komunat që ka përmbytje
RELATED ARTICLES