Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAMPB: Largimi i ujit me pompa në zonat e përmbytura

MPB: Largimi i ujit me pompa në zonat e përmbytura

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës informoi sot se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut vendi ka kaluar natë të qetë, por me ndërhyrje të ndryshme në zona të caktuara. Sipas MPB-së, aktualisht, po ndërhyhet edhe në infrastrukturën e prekur nga përmbytjet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet. “Njësitet profesionale të AME-së po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet. Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë koordinimin ndër-institucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do i pranojë nga Komunat dhe nga qytetarët”, është bërë e ditur në komunikatë. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në disa qytete të Kosovës ka pasur përmbytje. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se reshje me intensitet të ndryshuar pritet të ketë deri më 25 janar. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments