Kjo garë sportive, mjedisore dhe turistike u organizua nga Federata Shqiptare e Motoçiklizmit “Albanian Motorcycle Federation”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, dhe në partneritet me bashkinë Vlorë, në kuadër të “Vlora Qyteti Europian i Sportit 2024”. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ndau momente nga kjo garë, të cilën e cilësoi një kombinim perfekt të sportit, natyrës dhe aventurës. Në garë morën pjesë 50 çiklistë, të cilët të pajisur me biçikleta elektrike përshkuan 60 km në ishullin e Sazanit. Në përfundim të garës u ndanë edhe çmime për fituesit.