Motorola xhiron në Tiranë spotet për celularët e rinj

0
3

Pamjet e njërit spot promovues të aparatit celular janë xhiruar në Parkun e Liqenit të Tiranës, një atraksion që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Bëhet fjalë për modelin e ri të Motorola-s, Razr 50, një model telefoni që paloset.

Siç mund të shihet nga reels-i i publikuar në llogarinë zyrtare të kompanisë, njëra nga videot që i përket Razr 50 është xhiruar në hapësirën e parkut të Liqenit Artificial të Tiranës me personazhe kryesorë një qen dhe pronarin e tij, ndërsa bëjnë një ecje në park.

Në videon tjetër ku reklamohet Razr 50 Ultra, shfaqen një grup miqsh që po argëtohen duke luajtur tenis në një fushë tenisi në Tiranë. Të dyja pajisjet e reja janë 2 prej modeleve më inteligjente të kompanisë të cilat vijnë në një format të palosshëm.

Tashmë kryeqyteti shqiptar është kthyer në një vend të preferuar, jo vetëm për turistët, por edhe për realizimin e filmave ndërkombëtarë, takimeve të rëndësishme politike apo reklamave ndërkombëtare si në këtë rast.