Moti në fundjavë/ Bregdeti do të përfshihet nga vranësira të lehta, temperatura deri në 37 gradë

0
10

Dita e sotme megjithëse ka nisur me vranësira të shpeshta do të ketë intervale me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore, vranësira dhe reshje të pakta do të ketë në zonat malore. Disa zona në qendër si edhe bregdeti i Sarandës do të rrezikohen nga momente me pika shiu. Sa i përket temperaturave, ato minimale do të regjistrohen 19 gradë në Bajram Curr, ndërsa ato maksimale 37 gradë në zonat e ulëta, kryesisht në qarqet e Beratit dhe Elbasanit. Sa i përket fundjavës, moti do të jetë i kthjellët, vranësira të lehta përgjatë bregdetit dhe zonave të ulëta, ndërsa zonat malore do të rrezikohen nga rrebeshet të izoluara shiu. Temperaturat minimale në fundjavë do të jenë 19-20 gradë celcius, ndërsa ato maksimale 36-37 gradë celcius. Nëse flasim për vendit e Rajonit konkretisht për Kosovën dhe Maqedoninë, kanë pasur përmirësim të dukshëm të motit. Do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, paradite me diell dhe pasdite me vranësira, por pa reshje. Kosova do të regjistrojë temperatura deri në 32 gradë, ndërsa Maqedonia e Veriut deri në 36 gradë.