Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEMoti i keq, Situatë problematike edhe në Fushë Krujë

Moti i keq, Situatë problematike edhe në Fushë Krujë

Moti i keq, me reshje të dendura shiu, që ka përfshirë vendin këtë fundjavë, ka shkaktuar edhe një sërë problematikash në disa zona, ku më të prekur rezultojnë qyteti i Lezhës dhe Fushë Krujës. Bëhet me dije se janë 200 hektarë tokë nën ujë në Lezhë, në Balldren. Po ashtu, në rrugën e Kombit pranë zonës së Repsit, ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, niveli i lumit Ishëm është rritur ndjeshëm, duke dalë nga shtrati në pjesën fundore të fshatit Murqinë, Mallkuç e Bilaj. Për pasojë janë izoluar disa familje në fshatin Murqinë. Kjo është hera e dytë brenda 20 ditësh që këto zona përmbyten.https://lajme.rtsh.al/artikull/moti-i-keq-permbyten-disa-fshatra-ne-lezhe-situate-problematike-edhe-ne-fushe-kruje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments