Brigadat e terrenit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, me mbështetje të OSHEE-së, në të gjithë vendin po punojnë për riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë vendin. Vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet në zonat rurale ky kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në riparimin e tyre, për shkak të terrenit të vështirë në të cilin kalojnë këto linja. Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet janë Kukësi dhe Burreli. Shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me shira dhe erëra të forta që ka përfshirë vendin gjatë orëve të para të ditës së djeshme e në vazhdim. Defektet janë kryesisht të llojit: këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, shkarkuesash, bashkime përcjellësash etj.