Moti i keq ka përfshirë vendin ku reshjet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar edhe disa problematika. Stuhitë më të forta janë në zonat bregdetare të vendit ku lundrimet janë pezulluar për shkak të detit të trazuar dhe dallgëve të mëdha. Si pasojë e motit të keq është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës në drejtimin Sarandë – Korfuz dhe anasjelltas nuk janë lejuar të qarkullojnë, teksa kapiteneria ka njoftuar anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla janë njoftuar që të mos dalin në lundrim. Edhe Lezha është përfshirë nga moti i keq, ku për rrjedhojë mjetet e vogla të lundrimit dhe peshkarexhat nuk kanë dalë në det për të peshkuar. Ndërsa në Durrës ka pasur përmbytje të disa akseve rrugore pranë stadiumit. Në shumicën e akseve për shkak të prezencës së ujit në Durrës ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve Gjithashtu nga moti i keq janë krijuar probleme edhe më furnizimin me energji elektrike në disa zona të Lezhës për shkak të dëmtimit të linjave. Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në fshatrat ku ka probleme.https://lajme.rtsh.al/artikull/moti-i-keq-perfshine-vendin-pezullohet-lundrimi-ne-sarande-dhe-lezhe-problematika-ne-akset-e-durresit