Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMMoti i keq: Orët e humbura do të zëvendësohen

Moti i keq: Orët e humbura do të zëvendësohen

Situata e rënduar e reshjeve të dendura të shiut kanë detyruar mbylljen e 56 shkollave në disa zona të vendit. Lajmin e bën të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila njofton se vendimi do të jetë në fuqi deri në përmirësimin e situatës. Ministrja shton më tej se mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.”Këtë vendim e kemi marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës. Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi. Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP. Falënderojmë të gjithë prindërit, nxënësit dhe mësuesit për mirëkuptimin dhe angazhohemi maksimalisht për të bërë ç’është e mundur për rikthimin sa më shpejt në normalitet”, theksohet në njoftim. Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar disa problematika në vend. Problematikat më të mëdha janë në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës, ku ka sipërfaqe toke të përmbytur. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments