Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEMoti i keq, anulohet lundrimi i trageteve të linjës Bari-Durrës

Moti i keq, anulohet lundrimi i trageteve të linjës Bari-Durrës

Autoriteti Portual Durrës informoi sot se, do të anulohet lundrimi i trageteve nga dhe drejt Portit të Barit, të cilët ishin parashikuar për lundrim nga dhe drejt Portit të Durrësit, mbrëmjen e sotme. Sipas APD-së, trageti i linjës Durrës-Ankona, do të vijojë normalisht lundrimit mbrëmjen e sotme (nisja në orën 19:00). Në bazë të parashikimit të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometeorologjike në Rajonin e Adriatikut, pritet përkeqësim i motit në orët në vijim dhe forca e detit do të shkojë deri në 7 bft. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments