Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar disa problematika në vend. Problematikat më të mëdha janë në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës, ku ka sipërfaqe toke të përmbytur. Në qarkun e Shkodrës janë 1 mijë Ha tokë e përmbytur për shkak të daljes së lumit Buna nga shtrati. Prurjet e shumta të lumit Buna kanë që ajo të dalë në Muriqan dhe Oblik. Ndërsa fshatrat Mushan, Shirq, Suka të njësisë Administrative Dajç janë pa energji elektrike. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me automjete të larta për shkak të prezecës së madhe të ujit. Në veri të vendit ka pasur rrëshqitje dherash dhe orteqe, ku ARRSH u ka bërë apel shoferëve që të kenë kujdes gjatë udhëtimit. Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës si në Bajram Curri-Fierzë km 12 Në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënia vazhdon të jetë aktive. RTSH