MOTI gjatë javës për Shqipërinë dhe Rajonin

0
49

Kjo javë do të jetë kryesisht me mot të qëndrueshëm sipas sinoptikanëve, por në zonat malore do të ketë edhe kalim vranësirash duke rrezikuar reshje të izoluara shiu. Temperaturat do të vijnë në rritje, veçanërisht nga mesi i javës, duke arritur vlera deri në 34 gradë Celcius. Sipas sinoptikanëve, java e fundit e këtij muaji do të mbyllet me mot tipik të Qershorit.