MOTI gjate fundjaves per Shqiperine dhe Rajonin

0
26

Kjo fundjavë do të jetë një ndër fundjavat më të ngrohta të muajit Tetor. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve dita e Shtunë do të ketë rritje të temperaturave duke arritur në 32 gradë Celsius. Këto temperatura të larta do t’u japin mundësi qytetarëve të shijojnë ende bregdetin. Gjysma e parë e muajit Tetor ka qenë e ngrohtë dhe pa reshje shiu, madje sipas sinoptikanëve temperaturat e ajrit janë disa gradë mbi vlerat tipike. Fillimi i javës tjetër sipas meteorologëve parashikohet të nisë me reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin.