MOTI gjate fundjaves per Shqiperine dhe Rajonin

0
15

Ndryshe nga fundjava e shkuar, që në shumë zona të vendit pati reshje shiu dhe ulje të temperaturave, kjo fundjavë do të jetë e përshtatshme për të shijuar plazhin. Sipas prashikimeve të sinoptikanëve moti do jetë me diell dhe pa reshje. “Sot, por po ashtu edhe gjatë fundjavës pritet të kemi një mot të qëndrueshmëm. Kjo do të thotë që do të ketë intervale të gjata me kthjellime në zona bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët, ndërsa kalime të pakta të vranësirave priten në zonat malore, por jo reshje.” Duke nisur prej të premtes temperaturat kanë ardhur në rritje dhe ato pritet të shkojnë deri në 37 gradë Celsius gjatë fundjavës. “Do të vijojë rritja e tyre graduale, duke bërë që në fundjavë të kemi maksimume që ngjiten shumë pranë vlerave 37 gradë Celsius në qarqet Elbasan, Berat por edhe në vijën bregdetare do të kemi temperatura të larta ku pritet që maksimumet të jenë nga 32 në 34 gradë Celsius ndërsa në zonat malore pritet të kemi maksimume jo më shumë se 30 gradë Celsius.” Sipas prashikimeve të sinoptikanëve edhe java e ardhshme do të jetë me temepratura të larta nuk do të ketë prezencë të reshjeve.