Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u rikujtoi qytetarëve detyrimet dhe penalitetet për rastet kur kanë shitur një mjet rrugor dhe mjeti vijon të mbetet në emrin e tij, ndërsa e përdor blerësi. Sipas DPSHTRR-së, ky mjet mund t’i ngarkojë me detyrime nëse blerësi nuk paguan taksat, nëse nuk paguan gjobat brenda apo jashtë vendit. DPSHTRR theksoi se nëse qytetari ka blerë një mjet dhe nuk e ka kaluar në emrin e tij brenda afatit 30-ditor nga nënshkrimi i kontratës së shitblerjes, Kodi Rrugor i gjobit sipas kohës së vonesës 10 mijë – 40 mijë lekë. Për të gjithë ata që planifikojnë shitblerjen e mjetit, DPSHTRR bëri të ditur se ofron shërbimin e lehtësuar të ndërrimit të pronësisë së mjetit direkt në sportelet e drejtorive rajonale, tashmë edhe pa kontroll fizik të mjetit. “Për ta hequr mjetin nga pronësia, qytetarët duhet të paraqiten në drejtorinë rajonale ku kanë vendbanimin me mjet identifikimi dhe me kontratën e shitjes së mjetit ose faturën e shitjes”, bëri të ditur DPSHTRR. DPSHTRR infomoi se mosparaqitja brenda afatit mbi 30 ditë deri në 90 ditë kalendarike penalizon qytetarin me gjobë 10,000 lekë; për shkelje të afatit mbi 90 ditë kalendarike deri në 1 vit – 20,000 lekë; për shkelje të afatit me më shumë se 1 vit – 40,000 lekë. Gjithashtu, sipas DPSHTRR-së, ky mjet mund t’ju bllokohet apo konfiskohet qytetarëve nëse shitësi ka detyrime ose debi ndaj të tretëve. Në bazë të ligjit, shitësi ka të drejtë të deklarojë mes dokumenteve, aktin e shitjes, pranë DRSHTRR, dhe ta çlirojë veten nga mjeti i shitur, njeanshmërisht. Blerësi ka detyrimin të regjistrojë në emrin e vet (individ/subjekt) mjetin pranë DRSHTRR. DPSHTRR ofron shërbimin e lehtësuar të kalimit të pronësisë së mjetit direkt në sportelet 1 Stop Shop (verifikim në sistem i mjetit, konfirmim nga RBS, akt kalimi pronësie, azhurnim i dokumentave të mjetit) pa qenë nevoja për noteri. Me certifikatën e vlefshme të kolaudimit eliminohet kontrolli fizik. ATA
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on