Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, Kremlini po përgatitet të bllokojë rekrutët e mundshëm që të largohen nga Rusia. Përditësimi i shërbimit sekret i Ministrisë britanike të Mbrojtjes për luftën në Ukrainë, i referohet një raporti të organizatës së pavarur mediatike ruse ”Medusa”. Raporti sugjeron se Ministria ruse e Mbrojtjes po punon me shërbimin sekret, FSB për të zhvilluar një sistem për shkëmbimin e informacionit për rekrutët e mundshëm. Sistemi pritet të jetë funksional para fillimit të rekrutimeve, në vjeshtë. Rusia rekruton 250 000 rekrutë çdo vit, të cilët duhet të shërbejnë në ushtri për një vit. Qindra mijëra rusë, kryesisht të rinj dhe të arsimuar, janë larguar nga vendi pas shpalljes së një mobilizimi të pjesshëm në vitin 2022. Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar rregullisht informacione për ecurinë e luftës që nga fillimi i luftës agresioni të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2022, ndërsa Moska akuzon Londrën për dezinformim.