Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMoska do të përdorë armë bërthamore vetëm si përgjigje

Moska do të përdorë armë bërthamore vetëm si përgjigje

Moska do të përdorë armë bërthamore vetëm si përgjigje ndaj një kërcënimi bërthamor ndaj Rusisë, deklaroi sot një anëtar i Dumës dhe i partisë “Rusia e Bashkuar”, Evgeny Popov. “Ne nuk do të sulmojmë vendet perëndimore. Ne nuk do të bëjmë një masakër bërthamore në botë. Kjo nuk është politika jonë. Nuk është praktika jonë. Ne jemi njerëz paqësorë në Rusi, por ne mund të përgjigjemi nëse do të na sulmonit”, tha Popov duke folur për programin “World At One” të BBC Radio 4. I pyetur nëse referendumet në zonat e pushtuara të Ukrainës lindore nënkuptojnë se pas aneksimit të tyre, ato territore do të mbrohen me përdorimin e armëve bërthamore, Popov tha: “Unë me të vërtetë nuk di si t’i përgjigjem kësaj. Por ju duhet ta dini se ne do të mbrojmë atdheun tonë”. “Ne do të përdorim armë bërthamore vetëm si përgjigje. Vetëm ne rast se përdoren armë bërthamore kundër territorit tonë. Ne do të mbrojmë vendin tonë sovran dhe shtetin tonë sovran. Dhe, natyrisht, armët bërthamore janë garancia jonë e sigurisë”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments