Udhëheqja ruse thotë se dëshiron të dërgojë më shumë njësi në rajonet kufitare pranë Ukrainës dhe të pajisë më mirë rekrutët e rinj në të ardhmen. “Në disa rajone, veçanërisht ato afër kufirit si Belgorod, nevojiten masa për reagime të mëtejshme, të cilat ne po i përpunojmë si me rajonet ashtu edhe me qeverinë,” tha kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin në një takim të qeverisë. Tetë muaj pas fillimit të luftës ruse të agresionit kundër Ukrainës, Moska po përballet me bombardime në rritje në territorin e saj. Presidenti rus Vladimir Putin e shpalli Sobyanin koordinator rajonal në Ukrainë në fillim të kësaj jave. Koordinatori i dytë i Putinit për operacionin ushtarak, kryeministri Mikhail Mishustin, ka premtuar më shumë para për pajisjet. Javët e fundit, raportet janë shtuar se shumë prej ushtarëve të thirrur nga Putini u është dashur të blejnë vetë pajisjet e tyre sepse furnizimet e ushtrisë nuk kishin ose ishin vetëm të pamjaftueshme.http://ata.gov.al/2022/10/25/fokus-moska-deshiron-te-forcoje-mbrojtjen-pergjate-kufirit-dhe-te-pajise-me-mire-rekrutet/