Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEMoska  akuzon sërish Ukrainën

Moska  akuzon sërish Ukrainën

Rusia akuzoi sërish sot Ukrainën për bombardimin e centralit bërthamor Zaporizhzhya në pjesën jugore të vendit nën agresionin rus. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i bëri thirrje Perëndimit që të ushtrojë presion ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. “Ne presim që vendet, të cilat kanë ndikim absolut mbi autoritetet ukrainase ta përdorin këtë ndikim për të parandaluar bombardime të tjera të centralit”, deklaroi Peskov i cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”. Centrali bërthamor në qytetin e Enerhodarit është bombarduar gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për këtë sulm. Rusia pretendoi një ditë më parë se ushtria ukrainase kishte lëshuar një raketë drejt centralit bërthamor, por, nga ana tjetër, autoriteti bërthamor ukrainas, “Enerhoatom” akuzoi rusët se e kishin sulmuar impiantin, ndonëse e kanë nën kontroll.https://ata.gov.al/2022/08/08/rusi-moska-akuzon-serish-ukrainen-per-bombardimin-e-centralit-berthamor/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments