Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMorawiecki: Nëse largohemi nga Ukraina, lufta do të vijë te ne

Morawiecki: Nëse largohemi nga Ukraina, lufta do të vijë te ne

E vetmja mënyrë se si Polonia mund të përfshihet në luftën Rusi-Ukrainë është duke i kthyer shpinën Ukrainës, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në një podcast javor. “Sot ka vetëm një mënyrë që Polonia të përfshihet në luftë dhe kjo është duke i kthyer shpinën Ukrainës. Nëse ne nuk mbështesim atë, atëherë lufta do të vijë vetë në pragun tonë”, tha Mateusz Morawiecki. Ai përmendi gjithashtu shpërthimin e raketës në Poloninë Lindore, që vrau dy persona. Sipas Morawieckit, incidenti, i cili thuhet se ishte shkaktuar nga një raketë mbrojtëse e humbur ukrainase, e lëshuar kundër një sulmi masiv raketor rus në Ukrainë në të njëjtën ditë, tregoi se lufta ishte një skenar realist dhe një kërcënim për Poloninë. ”Si një shtet i vijës së parë të NATO-s ne gjithashtu duhet të jemi të përgatitur për këtë lloj situate”, deklaroi ai.https://ata.gov.al/2022/11/19/poloni-morawiecki-nese-largohemi-nga-ukraina-lufta-do-te-vije-te-ne/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments