Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAMonumenti “New Born”, mesazh në 15-vjetorin e Pavarësisë

Monumenti “New Born”, mesazh në 15-vjetorin e Pavarësisë

Monumenti “New Born” në Kosovë këtë vit jep tjetër mesazh: Jo një republikë e copëtuar Ideatori i monumentit të Pavarësisë së Kosovës, “New Born”, Fisnik Ismaili, ka treguar se cili është mesazhi që përçohet përmes këtij monumenti për këtë 15-vjetor të pavarësisë së Kosovës. Ismaili ka treguar per mediet se mesazhi kryesor është për Asociacionin, por që lidhet edhe me Ukrainën përmes ngjyrave. Monumenti “New Born” ka ndryshuar çdo vit pamjen e tij, duke ndarë mesazhe, por këtë vit ka ndërruar edhe pozicioni i shkronjave, ku përmes lëvizjes së shkronjave ‘N’ dhe ‘O’, është dhënë një mesazh i fuqishëm politik ku thuhet “No New Broken Republic”, (Jo Republikë e Re e Copëtuar) Autorët kanë shpjeguar se kanë bërë një lojë me shkronjat, duke u ndërruar vendet. Njësoj si Kosova e pavarur, ashtu edhe monumenti feston sot 15-vjetorin. Ideatori Fisnik Ismaili qëllimisht e ka bërë anglisht, në mënyrë që imazhi i Kosovës të gjente jehonë sa më të gjerë në mediet e huaja, tashmë jo me imazhe të dhimbshme e shtëpi të rrënuara, por me imazhe pozitive, shpresëdhënëse dhe moderne.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments