Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMonumentet e kulturës të rrezikuara në Pejë

Monumentet e kulturës të rrezikuara në Pejë

Pas vërshimeve të shkaktuara në Pejë, zyrtarët e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, kanë inspektuar monumentet që kanë qenë të ndikuara nga rreshjet intensive. Inspektimet në terren konstatuan se monumentet që kanë pësuar dëme të theksuara janë: Kulla e Gockajve (ku është e vendosur Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore Pejë) dhe Konaku i Mahmut Begollëve. Në monumentet tjera të prekura nga vërshimet, sikurse Xhamia e Mesxhidit, gjendja kritike është tejkaluar pas pastrimeve nga vetë pronarët dhe shfrytëzuesit e aseteve. QRTK Pejë vazhdon të koordinohet me institucionet përgjegjëse për pastrim dhe largim të mbeturinave, për të vazhduar më pas me vlerësimin e dëmit të shkaktuar. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet vartëse do të ndërmarrë hapat e duhur që kjo gjendje e shkaktuar nga fatkeqësia natyrore të tejkalohet dhe monumentet e dëmtuara të konsolidohen brenda një afati të shkurtër. Peja dhe rrethinat e saj paraqesin një burim të begatë të trashëgimisë materiale e shpirtërore të periudhave të ndryshme të historisë. Trashëgimia e pasur kulturore e fetare në Pejë, është shndërruar në një mundësi të mirë të turizmit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments