Në Parkun Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan” janë kryer monitorime shkencore mbi “Cystoseira amentacea”, një prej habitateve më të rëndësishme të parkut detar. Lajmi bëhet me dije nga Administrata Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Pyjet e “Cystoseira amentacea” përfaqësojnë habitatin me shtrirje më të gjerë në parkun detar dhe kanë rol shumë të rëndësishëm; sepse ato prodhojnë oksigjen, shërbejnë si habitate riprodhimi dhe rritjeje për shumë organizma. Gjithashtu, shërbejnë edhe si indikatorë të cilësisë së ujërave. Data 28 prill shënon ditën e shpalljes së Parkut Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan”, oazit natyror, në të cilin pasuritë natyrore dhe detare ndërthuren në mënyrën më të përsosur. Habitatet ujore janë ndër pasuritë më të çmuara të parkut, për të cilat janë realizuar dhe vijojnë të realizohen studime dhe monitorime të ndryshme. Speciet më tipike ujore që AKZM ka dokumentuar në ujëra, janë: yjet e detit, livadhet Posedonia, Lithophylium byssoides, sfungjerë, peshq, foka e Mesdheut.
Monitorohet popullata e “Cystoseira amentacea” në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan
RELATED ARTICLES