Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, shpallur zonë e natyrore e mbrojtur që nga vitit 1995 dhe zgjeruar si park nga 22 230.2 ha në 22 389.08 ha, përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore.
Ky park i cili ndodhet në pjesën perëndimore të Shqipërisë dhe shtrihet përgjatë fushës së Myzeqesë me dalje nga Deti Adriatik, si pasojë e shumëllojshmërisë së shpendëve dhe bimëve është e identifikuar si zonë me rëndësi të lartë të shpendëve dhe bimëve në nivel ndërkombëtar.
Rreth 5 km larg qytetit të Divjakës dhe afro 70 km larg Tiranës, ky park kufizohet nga lumi Shkumbin në veri, nga kodrat e Divjakës në Lindje, nga kanali i Myzeqesë dhe lumi Seman në jug, dhe laget nga deti Adriatik në perëndim.
Si një ndër zonat më të rëndësishme komplekse të Shqipërisë për sa i përket biodiversitetit, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta strehon përqendrimin më të lartë të shpendëve ujore.
Pasuria e madhe e faunës është e reflektuar edhe në listën e llojeve dhe nënllojeve të regjistruara deri tani, me 228 specie shpendësh, 25 specie gjitarësh, 29 specie reptilësh dhe 29 amfibësh.
Specialistët e Zonave të Mbrojtura në të gjithë vendin zhvilluan në janar të këtij viti Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë Dimërues.Censi i vitit 2024 mbuloi 33 ligatina (lumenj, liqene, rezervuare, ekosisteme bregdetare etj) në të gjithë Shqipërinë. Për vitin 2024 në total u regjistruan 66 lloje (specie) shpendësh, me një numër total individësh prej 114,293.
Në Rezervatin Natyror të Menaxhuar “Liqeni Shkodrës” është evidentuar numri më i madh i shpendëve me 32,089 individë dhe 23 specie, më pas vjen Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, me 25,757 individë dhe 52 specie.