Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALEMonitorim me mjete inteligjente të akseve rrugore

Monitorim me mjete inteligjente të akseve rrugore

Policia e Shtetit po monitoron edhe nga ajri rrugët me intensitet të lartë qarkullimi. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndau sot momente gjatë monitorimit të aksit rrugor Orikum –Llogara, ku njësia operacionale e Policisë Rrugore ka gjetur në shkelje shumë drejtues automjetesh, të cilat mund të shkaktonin incidente të rënda rrugore. Balla u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa informoi se të gjitha akset rrugore nacionale dhe urbane monitorohen me mjete inteligjente 24/7. Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin po vijojnë monitorimet intensive të qarkullimit rrugor në të gjitha akset rrugore nacionale, urbane e rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Monitorimet po kryhen nëpërmjet mjeteve inteligjente shpejtësimatëse, dronëve të cilësisë së lartë, e pajisjeve të tjera bashkëkohore që Policia Rrugore ka në dispozicion. Njëkohësisht janë shtuar patrullat e lëvizshme, të mbështetura nga Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, pasi në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, por veçanërisht në zonat bregdetare, është shtuar maksimalisht fluksi i lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments