Agjencia Kombëtare e Bregdetit, agjencitë rajonale dhe strukturat e tjera janë çdo ditë në terren për të monitoruar garantimin e një sezoni turistik të pastër dhe të rregullt. Këtë vit rregullorja e re re menaxhimit të plazheve bazohet në parimin kryesor se shezlonget në vetvete nuk mund të jenë model parësor biznesi, por duhen trajtuar vetëm si një aksesor shtesë i strukturave akomoduese. Në çdo një kilometër plazh këtë vit ka 300 metra plazh publik.