Monedhë simbolike për 50-vjetorin e ”Iron Maiden”

0
2

Monedha përkujtimore që kujton 50-vjetorin e ”Iron Maiden” janë prezantuar nga Royal Mint i BM.

Grupi heavy metal po i bashkohet grupeve të tjera në serinë e monedhave “legjendat e muzikës” të Royal Mint – e cila ka festuar gjithashtu me grupe dhe artistë si ”Queen”, Elton John dhe David Bowie.

Të krijuara nga artisti i Iron Maiden, Albert “Akirant” Quirantes, dizajni i monedhave të reja paraqet maskotën e grupit, Eddie, në një pozë dinamike.

Me 17 albume të krijuara gjatë viteve, ”Iron Maiden” ka mbledhur një bazë besnike fansash nga e gjithë bota.

Rod Smallwood, menaxheri i Iron Maiden, tha se “të kesh Eddie-n në një monedhë zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar është një vazhdim i odisesë së tij të jashtëzakonshme që kur e zbuluam në vitin 1980”.

“Ne kemi qenë në pulla, shishe birre, bishta aeroplanësh dhe tani në monedhë ligjore. Detajet që Akirant ka arritur të përfshijë në dizajn janë të shkëlqyera – ka shenja të vogla për pothuajse çdo kapitull të udhëtimit tonë si grup. Jemi vërtet të nderuar që Royal Mint ka zgjedhur të përkujtojë 50 vjet të Iron Maiden në një mënyrë kaq unike”, theksoi ai.

Monedhat janë në dispozicion për t’u blerë nga Royal Mint nga ora 08:00 GMT, në një shumëllojshmëri ari dhe argjendi.

Çmimet për monedhën ”Iron Maiden” fillojnë nga 25,2 dollarë për një monedhë të shkëlqyer të paqarkulluar, me vlerë 5,0 paund dhe 29,50 paund për një version me ngjyra.

Koleksioni përfshin gjithashtu një monedhë ari ”Iron Maiden” me vlerë 200 paund, të disponueshme për 6 940 paund.